75 Mall Live Search
08:55 / E Hënë, 20 Mars 2023 / L K

Po ngiste veturën në shpejtësi prej 110km/h në zonën 40 km/h, dënohet me 500 euro gjobë dhe 5 pikë negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se është identifikuar kundërvajtësi i cili po ngiste veturën 110 km/h në zonën ku është e lejuar 40 km/h.

Kundërvajtësit i është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe ndalim i drejtimit me mjet motorik prej 1 viti, njofton PK-ja, raporton IndeksOnline

Postimi i plotë:

Identifikohet kundërvajtësi i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, drejton automjetin me shpejtësi prej 110 km/h

Mitrovicë, 20 mars  2023

Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor  zona Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një  veturë e  cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 110 km/h  në zonën  ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.

Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë(5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një (1) viti.