19:32 / E Diele, 01 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Po ngrohet me qymyr, por qytetari në Prishtinë po helmon të tjerët

Pavarëisht thirrjes së madhe dhe rreziqet që ajri i ndotur mund të sjellë për shëndetin, shumë qytetarë të pandërgjegjshëm vazhdojnë të jenë pikërisht ndotësit më të mëdhenj.

Madje, ende shumë qytetarë vazhdojnë të ngrohen me qymyr, një gjë e ndaluar rreptësisht.

E tym i zi po del edhe sot nga një shtëpi në rrugën “Haxhi Zeka” në Kolovicë të Prishtinës.

Në një video të siguruar nga Indeksonline, mund të shihni se si i gjithë vendi po mbulohet nga “helmi”, derisa banorët përreth janë ankuar.

Ndryshe, shitja e qymyrit dhe djegia e tij është e ndaluar me një vendim të qeverisë së Kosovës qysh në vitin e kaluar./Indeksonline/