Po pastronte armën, plagoset një person në Prishtinë

Një i dyshuar është plagosur dje pasdite në Prishtinë.
Personi në fjalë dyshohet se është vetë-plagosur duke e pastruar armën e zjarrit.
Sipas Policisë, është konfiskuar revolja TT me 6 fishekë të kalibrit 7,62mm, teksa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Prishtinë, 26.12.2021-16:06. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se është vetë-plagosur me armë zjarri gjatë pastrimit. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. Në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit TT me 6 fishekë të kalibrit 7.62mm. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.