Po përgatisnin një vrasje, si u kap grupi i Gaçajt
Policia arrestoi pjestarët e një grupi ktiminal dje pasditr në Tiranë duke parandaluar njëkohësisht edhe një vrasje.
Të arrestuarit janë Leonard Duka, 33 vjeç, i cili dyshohet të jetë drejtuesi i grupit, ndërsa bashkë me të u arrestuan Elvis Gaçaj, 44 vjeç, i konsideruar person me rrezikshmëri të lartë, si dhe dy 38-vjeçarët Oltion Loga e Dritan Agaj.
Ata po mbaheshin nën vëzhgim prej kohësh nga oficerët e Antidrogës, por Policia është detyruar të ndërhyjë para përfundimit të hetimeve, pas një informacioni që kanë marrë nga qytetarët. Përshpejtimi i këtij operacioni është bërë me qëllim parandalimin e një vrasjeje të mundshme, që dyshohet se po planifikohej nga anëtarët e grupit.
Gaçaj është një emër i njohur për policinë pasi më parë i kishte shpëtuar dy atentateve ku i ishin vrarë eshe shoku dhe e dashura.