“Po përgatitesha për ditën time më të madhe” – flet nusja nga Bejruti që po pozonte në momentin e shpërthimit

Israa Seblani ishte duke bërë fotografi të dasmës së saj pak sekonda para se të ndodhë shpërthimi i fuqishëm në Bejrut të Libanit.
“Isha duke u përgatitur për ditën time të madhe për rreth 2 javë. Isha shumë e lumtur si çdo vajzë tjetër. Po martohem”.
“Prindërit ishin të lumtur që më shiheshin në fustan të bardhë” tha Seblan për SkyNews.
“Çfarë ndodhi këtu përderisa isha duke pozuar nuk ka fjalë për ta përshkruar. Ndihem shumë e pikëlluar, më beso isha e shokuar. Po pyesja se çfarë po ndodhte. Do të vdes? Si do të vdes?”.