19:36 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Po përgatitet hiti i radhës, Tayna së shpejti në bashkëpunim me Azet

Këngëtarja e njohur Tayna është parë tejet aktive këtë sezonë me publikimin e këngëve dhe me performancat e saj nëpër koncerte të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Së fundmi reperja publikoi dy bashkëpunime mjaft të suksesshme që u pritën mjaft mirë nga publiku.

Javën që shkoi u publikua bashkëpunimi i saj me Mc Kresha dhe Lyrical Son me titull ‘Pasite’, teksa së fundmi edhe kënga në bashkëpunim me Dafina Zeqirin me titull “Bye Bye” që menjëherë u prit mirë nga publiku.

E duket se këto nuk do të jenë bashkëpunimet e vetme të këtij sezoni nga reperja Tayna.

I kontaktuar nga Indeksonline, menaxheri i këngëtares Rinor Hykolli ka bërë të ditur ekskluzivisht për Indeksonline se sipas të gjitha gjasave në shtatorë pritet të lansohet një bashkëpunim i Taynës me reperin Azet, e që pritet të jetë një hit i radhës.

Kujtojmë që për pak kohë nga hyrja në skenë, reperja Tayna arriti të marr vëmendje të madhe nga publiku për shkak të talentit të saj. /Indeksonline/