Po përgatitet kontrata e re për Zlatko Dalic, do jetë pjesë e Kroacisë edhe pas Kupës së Botës?!

Trajneri, Zlatko Dalic pritet të vazhdojë me Kombëtaren e Kroacisë edhe pas Kupës së Botës 2026.
Mediat në Kroaci raportojnë se Dalic pritet të vazhdoj kontratën edhe për dy vjet tjera dhe pas Kupës së Botës 2026, do të jetë në stol edhe për Euro 2028, shkruan Indeksonline
BREAKING: Zlatko Dalić is likely to remain as Croatia’s national team coach after the 2026 World Cup.
— TheCroatianLad (@TheCroatianLad) October 15, 2025
HNS are counting on Dalić for the Euro 2028. [SN] pic.twitter.com/cUfwj155FP
58-vjeçari ishte emëruar trajner i Kroacisë gjatë vitit 2017, ku deri tani ka bërë 101 ndeshje.
Zlato ka mbështetje të plotë nga Federata e Futbollit të Kroacisë, andaj shumë shpejt mund të arrihet marrëveshja për kontratën e re./Indeksonline/