75 Mall Live Search
13:03 / E Diele, 27 Qershor 2021 / AR

Po përmendet më të madhe, por Memli Krasniqi nuk e thotë asnjë fjalë për konventën e tre korrikut

Partia Demokratike e Kosovës, të shtunën e ardhshme do të zgjedh kryetarin e ri.

Kur kanë mbetur edhe 6 ditë deri të mbajtja e konventës, asnjë kandidaturë zyrtare nuk ka.

Në anën tjetër, pas deklarimeve publike të Vlora Çitakut dhe Gent Cakajt që nuk do të kandidojnë për të parin e partisë më të madhe opozitare, në opinion po diskutohen vetëm dy emra.

Enver Hoxhaj dhe Memli Krasniqi.

Ish Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, asnjëherë nuk e ka mohuar mundësinë që të kandidoj.

Por, ndryshe nga Hoxhaj, Memli Krasniqi nuk e ka thënë asnjë fjalë për konventën e 3 korrikut.

“Indeksonline”, që disa ditë është duke provuar të marrë një qëndrim nga ai, por Krasniqi nuk i është përgjigjur interesimit të mediumit.

Ndryshe, sipas Betim Gjoshit, secili kandidat mund ta dorëzoj kandidaturën deri më 1 korrik. Kandidatit potencial ai ka bërë me dije se i duhet një mbështetje rreth 50 delegatë të konventës. /Indeksonline/