22:19 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Po po, Agnesa Vuthaj bëhet nuse! Sa hije që i paskan dimijat me jelek (Foto)

Agnesa Vuthaj vazhdon të mbetet si një nga misset më të bukura shqiptare. Pavarësisht viteve ajo po arrin mjaftë mirë ta mbaj në formë trupin e saj, ndërsa dita-ditës po shkëlqen me dukjen e saj, shkruan Indeksonline.


Agnesën e kemi parë me lloj-lloj veshjesh, ndërsa sonte përmes disa imazheve ajo na erdhi edhe me veshje tradicionale. E veshur me dimija e jelek, ajo më të vërtet po duket një nuse e mrekullueshme.

Nëse mendoni që është martuar ajo e keni gabim. Agnesa ka realizuar një fotosesion, ndërsa me padurim presim edhe publikim e këtyre fotografive./Indeksonline/