75 Mall Live Search
09:01 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / G T

“Po prisni që të çohet babai im për të bërë rikuperime”, trajneri i Trepçës dhe Bosnjës bëhet “hit” në rrjetet sociale

Kombëtarja e Bosnjë e Hercegovinës ka marrë një nga fitoret më të mira në historinë e saj, duke mposhtur Greqinë me rezultatin 77:80 në Eurobasket.

Trajneri i Trepçës dhe Bosnjës, Adis Beçiragiq është bërë viral në rrjetet sociale për një fjali të thënë lojtarëve të tij gjatë “time-outit”, shkruan Indeksonline

“Djema, ju vetëm po e shikoni topin. Pse s’po e rikuperoni? Kë po e prisni, të çohet babai im?”, ishin fjalët e trajnerit

Ndeshjen e ardhshme, Bosnja e zhvillon ndaj Gjeorgjisë të enjten./Indeksonline/