Po priste drurë me motorrsharrë, vdes një person në Pejë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person ka mbetur pa shenja jete në Pejë.
Sipas policisë, dyshohet se viktima ka marur lëndime nga motosharra duke prerë dru.
“Ankuesi ka raportuar se babai i tij, viktima mashkull kosovar, duke prerë dru, dyshohet se është lënduar me motosharrë dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i emergjencës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar m IML për obduksionn”, thuhet në raportin e policisë.