75 Mall Live Search
15:57 / E Hënë, 12 Korrik 2021 / AR

“Po punohet për gjetjen e shkaktarit të helmimit të mbi 800 qytetarëve në Deçan”

884 qytetarë të komunës së Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan.

Ata dyshohet se janë helmuar nga uji i pijës.

Për këtë ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Ajo tha se instituconet shtetëore po punojnë në gjetjen e shkaktarit të këtij rasti.

“Lidhur me situatën e krijuar në Komunën e Deçanit, ku një numër i madh i qytetarëve ka kërkuar ndihmë mjekësore me simptoma të njëjta, vjellje dhe barkqitje, të gjitha institucionet relevante shtetërore janë duke punuar në gjetjen e shkaktarit. Shërim të shpejtë të prekurve!”.