07:05 / E Enjte, 08 Prill 2021 / M. M

Po punonte kopshtin dhe mendoi se zbuloi një “thesar”, por u befasua nga ajo që pa

Një burrë nga Australia, i cili po punonte në kopshtin e shtëpisë së tij mendoi se zbuloi një thesar kur pa një kapak betoni.

“Unë isha duke punuar në kopsht dhe zbulova një kuti sekrete. Vazhdova të gërmoja dhe zbulova një kapak. Unë vazhdova të punoja derisa e pastrova të gjithën dhe kisha mundësia ta hapja kapkun. Provova ta hapja, por ishte pak e rëndë kështu që përdora një shufër hekuri. Dhe ju nuk do ta besoni se çfarë gjeta…”

Tony mendoi se gjeti një thesar, por gjithçka ndryshoi kur e hapi. Kutia rezultoi se ishte një pusetë kanalizimesh. Tony e mbylli kapakun i zhgënjyer.

Pamjet e këtij momenti janë postuar në TikTok ku kanë marrë mbi 4 milionë shikime.