16:00 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Po raportonte live, djali 4-vjeçar i hyn në studion e lajmeve

Ky është momenti i adhurueshëm kur transmetimi Live i një gazetareje lajmesh është ndërprerë nga vetë djali i saj.

Korrespondentja e NBC-së, Courtney Kube nuk mundi ta mbajë të qeshur kur Ryan hyri në studio.

Për të tërhequr vëmendjen e mamasë 4-vjeçari kërkon ti hidhet në krahë, ndërsa gazetarja përpiqet të vazhdojë raportimin.

Ajo arri të vazhdojë më tej raportimin për situatën e rëndë Turqi-Siri që shpërtheu në Lindjen e Mesme.