12:38 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / B O

Po regjistronte video për TikTok, të riun e shtyp treni dhe vdes

Një i ri ka humbur jetën pasi u përplas nga treni në Pakistan, ndërkohë që ishte duke regjistruar një video për ta postuar më vonë në TikTok.

Aksidenti ndodhi të premten në periferi të Rawalpindit, pranë kryeqytetit pakistanez, Islamabad. Hamza Navid, 18 vjeç, ishte duke ecur përgjatë shinave të trenit, ndërsa një miku po e filmonte, tha Raza Rafakat Zaman, zëdhënës i shërbimeve lokale të ndihmës së shpejtë.

“Treni që po afronte e goditi, ndërsa ai pozoi për një video dhe ecte në shina”, shtoi Zamani. Shërbimet e ndihmës së shpejtë nxituan në zonë, vazhdoi ai, por i riu kishte vdekur në vend.

Miqtë e viktimës u thanë shërbimeve të ndihmës së parë që ai dëshironte të postonte videon që po xhironte në TikTok dhe llogaritë e tjera të mediave sociale që ai kishte.