Po ribashkohet “Babastars” për Sunny Hill? Skivi jep përgjigjën e prerë

Në festivalin “Sunny Hill” do të përformojnë edhe artistët shqiptar.
Në mesin e listës së publikuar të këngëtarëve shqiptar është listuar edhe grupi “Babastars”, saktësisht disa prej anëtarëve të këtij grupi, shkruan Indeksonline.
Geti, Onat dhe Cozman parashihet të ngjiten në skenë, ndërsa për këtë fakt, Skivi ka bërë një reagim.

“E vlersoj edhe e qmoj entuziazmin e te gjithve per deshiren me qene prezent te gjithe BabaStars.
Duke komentu neper statuse te ndryshme dhe vlersime qe do te kete surprise te BabaStars me paraqitje te te gjithve ne skene!
Me Duhet tju informoj qe kjo nuk ka per te ndodhe as nuk osht ne plan. Njona pjese e BabaStars do te jete prezent ashtu qysh e keni pa edhe ju ne lajmerime. Deshira e shume njerezve per te qene prezent te gjithe BabaStars ka logjike shum dhe gjithmone osht e mirepritur.
Shkaku i kushteve te ndryshme dhe marrveshjeve te mshefta qe behen ne dem te vleres se plote, ndodhin keto gjerat. Me se paku ata qe e meritojn gjinden prapa artistave te medhenj qe jepen gjethqka per Labelin.
Te gjitha shum shpejt do te marrin fund dhe te jete e kjart per publikun ni here e pergjithmon. Gjysmen e gjyses te babastars do ta perjetoni. Have fun. Zoti eshte i madh”, shkroi ai./Indeksonline/
