75 Mall Live Search
22:30 / E Mërkurë, 17 Shtator 2025 / AR

Po rikthehet grupi i famshëm?

Mel B, e njohur si “Scary Spice”, ka dhënë shpresa për një ribashkim të mundshëm të Spice Girls, në prag të 30-vjetorit të daljes së albumit të tyre debutues, “Spice”, në vitin 1996.

Në një intervistë ekskluzive për New York Post, këngëtarja 50-vjeçare tregoi se ndonëse nuk ka plane konkrete, bisedat për një ribashkim nuk kanë munguar:

“Shpresoj shumë,” u përgjigj ajo, kur u pyet nëse po planifikojnë diçka për përvjetorin. “Janë diskutuar shumë gjëra mes nesh, por asgjë s’është vendosur përfundimisht.”

Mel B theksoi se nuk do të konfirmojë asgjë derisa të jetë “gati për t’u parë nga publiku”, por nuk e përjashtoi mundësinë e një rezidence në Las Vegas, në stilin e Backstreet Boys: “Po, kjo është ide shumë e mirë”, tha ajo.

Spice Girls kanë performuar për herë të fundit të gjitha së bashku në ceremoninë përmbyllëse të Lojërave Olimpike në Londër, në vitin 2012. Më pas, në vitin 2019, ato dolën në turne , pa Victoria Beckham, e cila zgjodhi të fokusohet te linja e saj e modës.

Në prill 2024, fansat u entuziazmuan kur të pesë Spice Girls u panë bashkë në festën e 50-vjetorit të Victoria Beckham, ku kënduan “Mama” dhe “Stop”.