75 Mall Live Search
15:50 / E Hënë, 17 Nëntor 2025 / AR

Po rikthehet Heidi në ekran?

Pas përfundimit të “BBVA 4 Fan Club”, Heidi Baci ka qenë më pak prezente në televizion dhe fansat kanë nisur të pyesin: Po e ndan Heidin nga ekrani dëshira për të qenë shkrimtare?

Ish-finalistja e BBVA ka publikuar së fundmi librin e saj me poezi “Liminal”. Heidi u pyet nga “She’s on top” gjatë Panairit të Librit se kur do ta shohim sërish në ekran. Përgjigjja e saj ishte e sinqertë:

“Nuk e di, këtë pjesë nuk e di.”

Heidi Baci flet për rikthimin në ekran

Kur u pyet nëse libri e ka larguar nga televizioni, ajo e sqaroi menjëherë:

“Kjo gjë më përkëdhel, por më pëlqen njësoj edhe televizioni, kështu që jo, sepse nuk i ndaj dot. I ndjej afër që të dyja. Të shohim.”

Për momentin, rikthimi në ekran nuk dihet. Por sipas Heidit, gjithçka mbetet e hapur.

Para prezantimit të “BBVA Fan Club”, Heidi ishte në rolin e një prej moderatoreve të “Goca & Gra”, format nga i cili u largua sepse “duhet të rigjente veten”.