75 Mall Live Search
09:28 / E Diele, 28 Mars 2021 / Blerim

Po riparonin varrezat në Nabërgjan të Pejës, punëtoret gjetën një kafkë njeriu

Foto ilustrim

Është raportuar gjatë ditës së djeshme se në fshatin Nabërgjan të Pejës është gjetur një kafkë njeriu.

Gjatë riparimit të varrezave, punëtorët gjetën një kafkë njeriu, shkruan IndeksOnline

Rasti është paraqitur në Polici, ku edhe është urdhëruar të ndalohen punimet në atë zonë.

“GJETJE E MBETJEVE MORTORE Fsh. Nabërgjan , Pejë 27.03.2021-14:10. Është raportuar se derisa ka qenë duke riparuar varrezat është hasur në një kafkë të njeriut. Njësiti kompetent ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e kafkës ndërsa punimet janë ndërprerë”.