21:40 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

Po shkëlqen me Atalantën, Hateboer në “radarët” e Romës

Roma është në kërkim të një mbrojtësi për krahun e djathë dhe emri që pëlqehet nga drejtuesit verdhekuq është ai i Hans Hateboer.

Holandezi nuk po kalon një moment të mirë me fanellën e Atalantës, por paraqitjet e tij sezonin e kaluar duket se kanë bindur drejtuesit e Romës për të investuar pikërisht te 26-vjeçari në merkaton e verës.

Mes palëve ka një marrëdhënie të mirë, duke parë edhe tratativat e shumta që janë zhvilluar vitet e fundit, ndaj dhe mundësitë për një marrëveshje për kalimin e Hateboer në kryeqytet duket se janë të mëdha.