Po shkëlqen me fanellën e Ballkanit, Thaqi prononcohet për faqen zyrtare të UEFA-s

Futbollisti i Ballkanit, Armend Thaqi ka dhënë një interevistë për faqen zyrtare të UEFA-së.
Faqja e UEFA Conference League ka publikuar një video ku shkruhet “Prapaskenat me Thaqin”.
Mbrojtësi kosovar ka marrë vëmendjen me paraqitjet e tij, duke realizuar tre gola dhe duke shkëlqyer edhe me asistime.
Një paraqitje pozitive mëton të ketë edhe në ndeshjen e të së enjtes, atje ku Ballkani takohet me S.Prague.