75 Mall Live Search
11:08 / E Premte, 28 Qershor 2024 / G T

Po shkëlqen me Gjeorgjinë në Euro 2024, Mikautadze arrin marrëveshje me ekipin nga Ligue 1

Futbollisti i Kombëtares së Gjeorgjisë, Georges Mikautadze është duke bërë një paraqitje fantastike në Euro 2024.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano lojtari gjeorgjian ka arritur marrëveshje verbale me klubin e ri. Bëhet fjalë me gjigantin nga Ligue 1, Monaco, shkruan Indeksonline

23-vjeçari është pjesë e Metz-it, por që kontrata e tij skadon në fund të këtij muaji.

Në tri ndeshje në Euro 2024, Mikautadze ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asist.

Vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” shkon deri në 15 milionë euro./Indeksonline/