75 Mall Live Search
11:48 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / G T

Po shkëlqen në Championship, Anis Mehmetit i rritet vlera në “Transfermarkt”

Futbollisti shqiptar, Anis Mehmeti e ka nisur në mënyrë përfekte sezonin në Championship me Bristol Cityn.

Duke parë paraqitjet fantastike, faqja e njohur “Transfermarkt” ka rritur vlerën e lojtarit shqiptar, shkruan Indeksonline

Tani, 24-vjeçari vlen 10 milionë euro dhe te Shqipëria vetëm dy lojtarë janë më të shtrenjtë, Kristjan Asllani dhe Armando Broja.

Mehmeti gjatë këtij sezoni në ligë, ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë gjashtë asiste./Indeksonline/