Po shkëlqen në Championship, Juventusi arrin marrëveshje me mesfushorin argjentinas

Mesfushori i Kombëtares së Argjentinës, Carlos Alcaraz është afër të nënshkruaj kontratën e ëndrrave gjatë këtij mini-afatit kalimtar.
21-vjeçari ka arritur marrëveshje me Juventusin dhe pritet të firmos vetëm në formë huazimi deri në fund të sezonit, por me të drejt blerje për 40 milionë euro, shkruan Indeksonline
Alcaraz po shkëlqen këtë sezon me Southampton, ku në 23 paraqitje në Championship ai ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asist.
Gjatë janarit të vitit të kaluar, Alcaraz ishte transferuar te Southampton për 8 milionë euro nga Racing Clubi i Argjentinës./Indeksonline/