75 Mall Live Search
10:04 / E Premte, 25 Qershor 2021 / Blerim

Po shkëlqen në EURO20, Barcelona e ‘gjuan’ grepin te lojtari danez

Një nga futbollistët më të mirë të Kampionatit Europian EURO20 padyshim është talenti i Danimarkës, Mikkel Damsgaard.

20-vjeçari po bën paraqitje fantastike, madje në dy ndeshje ai ka shënuar një gol, shkruan IndeksOnline

Ashtu siç raportojnë gazetat e huaja, Barcelona ka nisur interesimin për lojtarin danez.

Mesfushori anësor luan te Sampdoria dhe ka kontratë deri në vitin 2024. Vlera e tij sipas sajtit të njohur ‘Transfermarkt’ shkon deri në 13 milionë euro./IndeksOnline/