Po shkëlqen në Kupën e Afrikës, sot pritet t’i bashkohet Milanit
Ismail Bennacer pritet t’i bashkohet Milanit gjatë ditës së sotme.
Mesfushori algjerian i cili është i grumbulluar me Kombëtaren në Kupën e Afrikës ka pranuar kushtet e rosonerëve.
Edhe pse është kërkuar nga shumë skuadra që luajnë në Ligën e Kampionëve, Bennacer ka vendosur të vesh fanellë e Milanit.
Ai do të përfitoj një pagë prej 1.6 milionë euro në sezon, derisa Empoli do të përfitoj 16 milionë euro.
Bennacer më parë ka qenë edhe pjesë e Arsenalit. /IndeksOnline/