75 Mall Live Search
12:14 / E Diele, 16 Shkurt 2025 / L A

Po shkëlqen në La Liga, klubi i madh europian tenton nënshkrimin e Antonyt

Sulmuesi i Manchester United, Antony është lidhur me një kalim befasues tek një klub i madh evropian.

24-vjeçari pati një rënie drastike në formë pas largimit nga Ajaxi në drejtim të Man United për shumën e 95 milionë eurove në vitin 2022.

Siç ka raportuar mediumi spanjoll Fichajes, gjiganti gjerman Bayern Munichu ka hapur bisedimet me Unitedin për transferimin e brazilianit.

Është sugjeruar se pavarësisht se kanë shpenzuar 95 milionë euro për ta sjellë në ‘Old Trafford’, Unitedi është i gatshëm të bëjë biznes për 50 milionë euro.

“Negociatat kanë filluar dhe në Munich e shohin shumë të mundshëm ardhjen e brazilianit”.

“Nëse ai vazhdon të shkëlqejë tek Betisi, nënshkrimi i tij për Bayernin mund të finalizohet gjatë muajve në vazhdim”, thuhej në raport.