75 Mall Live Search
20:26 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / OSH

Po shkëlqen në Ligën e Parë, Blendi Memaj merr oferta nga skuadrat e Superligës

Skuadra e Lirisë e ka mbyllur sezonin vjeshtor në Ligën e Parë në pozitën e 6-të me 17 pikë.

Futbollisti më i mirë tek Liria në këtë pjesën e parë të sezonit ishte Blendi Memaj.

Në një intervistë për Indeksonline, Blendi Memaj ka zbuluar se ka disa oferta nga klubet e Superligës.

“Ndihem i privilegjuar që opinioni i gjerë po vlerëson maksimalisht punën dhe përformancën time gjatë këtij gjysmestinore, sa i përket ofertave kam qenë i kontaktuar nga disa klube të Superligës por pasi që aktualisht gjendem nën kontratë me Kf Lirinë. Lëvizja në këtë afat kalimtare është mjaftë e vështirë”, u shprehë ai fillimisht.

Tutje, Memaj shtoj se nuk beson se do të largohet nga Liria gjatë janarit.

“Nuk besoj se do të ketë levizje në këtë afat kalimtar, mirëpo mbetet të shihet se si do te qasën ofertuesit dhe si do të veproj klubi”, tha ai.

Futbollisti i KF Lirisë tregoj se a ka oferta edhe nga klubet tjera jashtë Kosovës.

“Përveç Kosovës nuk kam oferta nga Rajoni apo nga Evropa”, u shprehë futbollisti i njohur.

Memaj në fund tregoj se cilat janë planet për të ardhmen e tij.

“Qëllimet e mia për të ardhmen janë fokusimi maksimal në përmirësimin të cilësive në aspektin individual, të jap maksimumin në klubin time dhe të jem kontribuues kyç në përmbushjen të objektivave dhe  normalisht të arrijë nivelet sa më të larta në karrierë  brenda mundësive ekzistues”, përfundoj Blendi Memaj./Indeksonline/