Po shkëlqen në MLS, dy gjigantët e Bundesliga-s interesohen për Adri Mehmetin
Adri Mehmeti është duke kaluar në formë fantastike në MLS me fanellën e New York Red Bulls.
Për shkak të paraqitjeve pozitive, ai ka “rënë” në sytë e gjigantëve të futbollit europian, shkruan Indeksonline
Bëhet fjalë për Bayern Munchen dhe RB Leipzig.
Bayern and RB Leipzig hold a strong interest in New York Red Bulls midfielder Adri Mehmeti (17) [@MLSTransfers] pic.twitter.com/M1oDUqOpHh
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) April 20, 2026
Dy klubet mund të nënshkruajnë me lojtarin e ri shqiptar, që është vetëm 17-vjeçar.
Në rast se ndodh një gjë e tillë, Mehmeti shumë lehtë mund të përfundojë në Leipzig, kjo për shkak të pronarëve të njëjtë që kanë dy skuadrat./Indeksonline/

