75 Mall Live Search
08:47 / E Shtunë, 05 Prill 2025 / L A

Po shkëlqen në Serie A, sulmuesi italian në radar të Barcelonës

Mosmarrëveshja e Barcelonës për kufirin e tyre të pagave është një dëshmi se planifikimi për afatin kalimtar veror para kohës është diçka e rrezikshme. 

Sidoqoftë, blaugranasit janë në dijeni të faktit se Robert Lewandowski do të mbushë 37 vjet këtë verë dhe nuk është një zgjidhje afatgjatë për sulmin. 

Teksa sulmuesit Alexander Isak dhe Benjamin Sesko janë përmendur si opsione të mundshme për blaugranasit, dyshimet për çmimin e tyre dhe nëse do të jenë në dispozicion për shitje në verë, kanë bërë që Barcelona të tërhiqet nga gara. 

Së fundi Barcelona ka hedhur sytë nga Italia, ku po interesohen për yllin e Fiorentinës, Moise Kean.

Ylli i Fiorentinas ka 21 gola dhe tri asistime në 35 paraqitje këtë sezon dhe ka tërhequr interesimin po ashtu edhe të Neëcastle, potencialisht si zëvendësues i Isak. 

Pasi doli nga akademia si një lojtar me potencial të madh, Kean pati ulje ngritje në karrierën e tij, duke luajtur tek Evertoni dhe Paris Saint-Germaini, para se të rikthehej tek ‘Bianconerët’ në viitn 2021. 

Verën e kaluar ai u transferua tek Fiorentina për 13 milionë euro dhe ka qenë një bekim për “La Viola” këtë sezon.