Po shkëlqen te Bayerni, Coutinho pagëzohet në Gjermani
Philipe Coutinho u largua nga Barcelonë në merkaton e verës, për të kaluar në formën e huazimit te Bajern Munich-ut.
Braziliani ka gjetur shkëlqimin në Bundesligë, pas periudhës shumë të keqe që kaloi te Bracelona.
Ditën e djeshme mesfushori është pagëzuar së bashkë me partneren e tij. Ishte pastori Tigao Brunet, nga kisha “Case de Destino”, në Gjermani, i cili pagëzoi Coutinho në një vaskë me ujë.

Menjëherë pas kësaj 27-vjeçari, postoi në rrjetet sociale ku shkruan: “Faleminderit shumë pastor Brunet dhe Xheini Brunet. Ishte më shumë se një ditë e veçantë, e cila u shënua në jetën tonë. Le të jetojmë një epokë të re.”
