Po shkëlqen te Liverpooli, Chiesa tregon planet e tij
Federico Chiesa është shndërruar në një nga yjet e Liverpoolit këtë sezon.
Italiani, ndonëse kishte një sezon të parë të vështirë ku ishte afër rikthimit në Itali, ai është një lojtar krejtësisht tjetër, duke qenë arma e fshehur e Arne Slotit.
Chiesa, tregoi se plani i tij është të qëndrojë gjatë te Liverpooli.
“Kam një plan të qartë, të qëndrojë te Liverpooli dhe të fitojë tituj përsëri”, u shpreh Chiesa.
Ai këtë sezon ka 9 paraqitje duke shënuar 2 gola./IndeksOnline/

