75 Mall Live Search
18:10 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / L A

Po shkëlqen te Milani, klubi e shpërblen me kontratë të re Saelemaekersin

Alexis Saelemaekers është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për Milanin.

Që nga ardhja e Allegrit në stol, belgu po starton në çdo ndeshje për “Rossonerët”, duke rifituar edhe besimin e tifozëve.

Për paraqitjet e tij të mira, klubi e ka shpërblyer Saelemaekersin me vazhdim kontrate, e cila vlen deri në qershor të vitit 2031.

Ai këtë sezon numëron 15 paraqitje me Milanin, ku shënoi 2 gola dhe 4 asiste./IndeksOnline/