Po shkëlqen te Roma, nga sot Dybala ka një klauzolë lirimi dhe skuadrat vihen në “luftë” për të

Jemi futur në muajin e janarit të vitit të ri 2024 dhe për futbollin dhe sportin në përgjithësi kjo thotë shumë, pasi klubet mund të bëjën lëvizje në afatin e transferimeve.
Faqja e njohur në rrjetet sociale “Italian Football TV”, shkruan sot se sulmuesi i AS Roma, Paulo Dybala mund të largohet nga klubi që menaxhohet nga Jose Mourinho, shkruan IndeksOnline
Nga sot, sulmuesit argjentinas i aktivizohet klauzola e lirimit, që ka vlerën e vetëm 13 milionë euro, një shifër tejet e vogël për një lojtar të kalibrit të tillë.
Dybala mund të largohet nga Roma qysh në janar me këtë shifër, por vetëm klubet jashtë Italisë mund të arrijnë marrëveshje me futbollistin në fjalë.
Në 12 ndeshje sa ka zhvilluar në Serie A këtë sezon, Dybala ka shënuar katër gola dhe ka bërë gjashtë asiste, duke krijuar një dyshe të frikshme me Romelu Lukakun në Romë./IndeksOnline/