75 Mall Live Search
21:24 / E Diele, 23 Shkurt 2025 / G T

Po shkëlqente te Betisi, Antony humb ndeshjen ndaj Real Madridit shkaku i kartonit të kuq

Që nga huazimi i tij nga Manchester United te Real Betis, Antony ka zhvilluar paraqitje shumë të mira. Ditën e sotme, skuadra e tij triumfoi ndaj Getafes në transfertë me rezultatin 2-1.

Sërish edhe në këtë takim, sulmuesi brazilian është bërë protagonist në golin e parë duke asistuar për Iscon. Megjithatë, mbrëmja e Antonyt u prih në fund të sfidë.

Në minutën e 94-t, braziliani bëri një ndërhyrje në sulm ndaj mbrojtësit kundërshtar, duke u ndëshkuar nga gjyqtari kryesor me karton të kuq.