Po shkojnë trajnerët “si hallvë”, Superliga e shkarkimeve
E nisën Ismet Munishi, Ardian Nuhiu, Gentian Mezani, Mirel Josa, Tahir Batatina, Dejan Vukiceviq, Tahir Lushtaku, Shpëtim Idrizi, Bekim Isufi, Bekim Shotani, Artim Shaqiri dhe Djengis Redjepi.
Qysh në javën e 13-të, pesë prej atyre që e filluan sezonin janë larguar nga ekipet përkatëse.
Mirel Josa, Dejan Vukiceviq, Bekim Shotani, Artim Shaqiri dhe Djengis Redjepi janë shkarkuar, ndërsa Prishtina dhe Vushtrria i kanë shkarkuar nga dy trajnerë duke futur në listën e të larguarve edhe Bylbyl Sokolin e Antonio Tomën, shkruan Indeksonline
Konkurenca shumë e fortë e këtij sezoni në Superligë ka bërë që deri tash të largohen 7 trajnerë nga pozitat e tyre me ekipet e Superligës.
Sot, me fillim nga ora 17:00 Feronikeli do ta prezentojë trajnerin e ri, e që sipas gjitha gjasave do të jetë ish-selektori i Kosovës, Albert Bunjaku./Indeksonline/