75 Mall Live Search
19:38 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Po shkonin për të parë Liverpoolin, vëllezërit e dy futbollistëve grabiten dhe bëhen për spital

Dane Rashford, vëllai i yllit të Manchester United, Marcus Rashford dhe Tyler Alexander-Arnold vëllai i mbrojtësit të Liverpoolit , u sulmuan pasi hëngrën mëngjes në një restorant të Karaibeve në qytetin e Mançesterit.

Ata kanë mbetur të plagosur dhe gjakosur, dhe u dërguan në Spitalin Mbretëror të qytetit pas rrahjes brutale në “Manchester Moss Side” nga banda e armëve., shkruan Indeksonline.

Dane, 26 vjeç, që menaxhon sulmuesin e Manchester United, u grabit, duke i vjedhur një orë dhe portofolin ndërsa Tyler Arnold-Alexander i grabitën Range Roverin pasi ata i morën çelësat.

Një mik i tretë i paidentifikuar i palës u sulmua dhe u plagos rëndë pasi u grabit.

 Treshja ishte në rrugën e tyre për në bregun jugor për të parë Liverpoolin. /IndeksOnline/