10:33 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Po shkonte në aheng familjarë, ku u arrestua Xhabir Zharku?

Mbrëmë Policia e Kosovës, saktësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt, arrestoi ish-kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Ai u arrestua në aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ deri sa po bëhej gati të udhëtonte në Gjermani për një aheng familjarë, shkruan Indeksonline.

Baki Kelani tha se Zharku arrestohet për vepra penale të vitit 2010.

“Sot, më 14.12.2019, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt, ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe ‘Ushtrim i ndikimit’. Rasti dyshohet se ka ndodhur në vitin 2010 në Kaçanik. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha ai./Indeksonline/