75 Mall Live Search
09:17 / E Martë, 10 Gusht 2021 / OSH

Po shkonte në perëndim, burri nga Podujeva ndërron jetë në veturë

Policia e Kosovës po heton një rast të vdekjes së një mashkulli nga Podujeva, shkruan IndeksOnline.

I njëjti dje ka ndërruar jetë duke udhëtuar me veturë për në perëndim.

Sipas raportit të PK-së, viktimës për një moment i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë.

“Podujevë, 09.08.2021-06:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë me familjen e tij duke udhëtuar me veturë për në perëndim,   për një moment i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/