08:06 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / A. M.

Po shkonte në punë, kush është infermieri shqiptar që humbi jetën sot në aksident

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku mësohet se ka humbur jetën 30-vjeçari Klement Basha.

Burime bëjnë me dije për “Fax News” se Basha ishte infermier në spitalin e Fierit dhe po shkonte në punë mëngjesin e sotëm me mjetin e tij.

Po shkonte në punë, kush është infermieri që humbi

Për shkak të dëmtimit shumë të madh të mjetit tip Benz, është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrjen e 30-vjeçarit nga makina, ndërkohë që Policia ka shoqëruar për të dhënë sqarime dhe drejtuesin e mjetit maune.

Po shkonte në punë, kush është infermieri që humbi
Po shkonte në punë, kush është infermieri që humbi