75 Mall Live Search
11:13 / E Mërkurë, 03 Maj 2023 / B O

Po shpërbëhet kryesia e Barcelonës, edhe djali i Cruyffit ka gati largimin

Barcelona njoftoi largimin e Mateu Alemany si Drejtor i Futbollit të entitetit. Ai do të lërë zyrtarisht detyrën më 30 qershor për të shkuar në Aston Villa. Alemany thuhet se ka marr këtë vendim për shkak se nuk është pajtuar me Xavin për strategjinë e ndërtimit të Barcelonës.

Por, Xavi së shpejti pritet të mbetet edhe pa një person tjetër me ndikim te skuadra. Drejtori sportiv i Barcelonës, Jordi Cruyff ka vendosur poashtu largimin.

Cruyff thuhet se është shumë i zhgënjyer me largimin e Alemanit, njeriut që i besoj pozitën e lartë në klub dhe me të cilin nisi revolucionin te Barcelona./Indeksonline/