75 Mall Live Search
08:32 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Po sjellin një super bashkëpunim, kështu mban titullin kënga e Dafinës në duet me Lumin dhe Ledrin

Një treshe fantastike janë bashkuar për të sjellur një hit veror.

Bëhet fjalë për tre artist që e kanë dëshmuar vetën prej vitesh, Dafina Zeqiri, Lumi B dhe Ledri Vula.

Kënga do të jetë pjesë e albumit të Dafinës “Dafinë moj” dhe tashmë ajo ka sjellur disa pamje nga xhirimet e videoklipit.

Në një postim në Twitter Dafina ka zbuluar edhe emrin e këngës klipi i të cilës është përfunduar.

Projekti i cili ka bërë bashkë këta tre artistë quhet “Aman” dhe pritet të publikohet së shpejti.

Rikujtojmë që Dafinë e kemi parë në bashkëpunim me Lumin dhe Ledrin, por asnjëherë të tre së bashku./Indeksonline/