“Po ta boj hallall” kap milonshin e parë

Një javë më parë Afrim Muqiqi dhe Engjëllusha Salihu kanë publikuar këngën e tyre të parë së bashku.
Dyshja kanë lansuar projektin “Po ta boj hallall” i cili erdhi edhe me videoklip.
Ndërsa tani kënga ka kapur milionshin e parë në YouTube.

Engjellusha padyshim është e lumtur për këtë sukses, kështu edhe publikoi një fotografi në Instastory, e shprehu mirënjohje ndaj fansave.
Për tekstin e këngës është përkujdesur Arian Agushi, muzika nga Shyhrete Behluli me orkestrimi të Miti Geci, ndërsa për klipin u përkujdes Vizioni Media./Indeksonline/
