75 Mall Live Search
11:25 / E Hënë, 17 Gusht 2020 / indeksADMonline

Po tallen keq me Manchester Cityn, Dua Lipa arriti në finale të CH League një herë, City asnjëherë

Dështimi i radhës për Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve është përcjellur me ironi e sarkazma në media dhe rrjete sociale.

Një nga më qesharakët ka të bëj në krahasimin që po i bëhet skuadrës së sheikëve dhe këngëtares kosovare, Dua Lipa, shkruan Indeksonline.

Tallja nga mediat po bëhet që City nuk ka prekur asnjëherë finalen e Champions League, ndërsa Dua Lipa këtë e ka bërë një herë.

Këngëtarja kosovare ishte e pranishme dy vite më parë në finalen e luajtur në Ukrainë ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit pasi që kishte hapur finalen me një performancë fantastike.

City për dallim nga Dua nuk ka shijuar ende asnjë finale, pavarësisht se ka shpenzuar afro 1 miliard euro./Indeksonline/