Po thyen rekord/ Afër 2 milionë klikime në këngën e re të Bardhit

Rep artisti i njohur Bardhi, një ditë më parë ka publikuar projektin e ri muzikor.
“Zhytem x Prap” quhet projekti të cilin e ka lansuar dy pjesë në një këngë, duke i dhënë jetë me zërin e tij të talentuar.
Pas publikimit, projekti u pëlqye jashtëzakonisht nga fansat ku për pak orë ka arritur të kap afër 2 milionë klikime në platformën “Youtube”.
Për shumë fansa të flaktë të artistit, ky projekt është cilësuar HIT i cili do të na shoqërojë për një kohë të gjatë./Indeksonline/