75 Mall Live Search
21:05 / E Enjte, 22 Maj 2025 / H F

“Po trajtohej në repart të hapur”, detaje të reja për pacienten që i dha fund jetës së saj në oborrin e QKUK-së

Pak më parë një grua e moshës 40 vjeçare dyshohet të ketë kryer vetëvrasje në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se pacientja ishte e shtrirë në një nga klinikat e kësaj qendre, dhe po trajtohej në repart të hapur.

Në vendin e ngjarjes edhe më tej vazhdojnë të qëndrojnë ekipet e hetuesisë.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast./IndeksOnline/