Po transportonte emigrantë të paligjshëm nga Egjipti, policia e Tiranës e arreston 31-vjeçarin
Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se po transportonte disa shtetas të huaj të kalonin kufirit në mënyrë të paligjshme.
Sipas policisë, Kreshnik Gaxha ai u kap duke transportuar drejt Kukësit, nëpërmjet rrugës së vjetër të Rinasit 6 emigrantë nga Egjipti. U sekuestrua gjithashtu edhe mjeti me të cilin po lëviznin si edhe celularë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet pas 1 muaji hetim me metoda speciale, operacioni i koduar “Relay 3”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.
Transportonte drejt Kukësit, nëpërmjet rrugës së vjetër të Rinasit, 6 emigrantë nga Egjipti, që synonin të kalonin ilegalisht, në shtetet e BE-së, arrestohet 31-vjeçari.
Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, dhe 2 celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda speciale, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të një shtetasi që dyshohej se transportonte emigrantë, kundrejt pagesave, nga Tirana drejt Kukësit, me qëllim kalimin ilegal, fillimisht në Kosovë dhe më pas në shtete të BE-së, finalizuan fazën e tretë të operacionit “Relay”.
Gjatë operacionit u kap autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi K. G., 31 vjeç, banues në Kukës.
Në automjetin që drejtonte ky shtetas, në rrugën e vjetër të Rinasit, ishin 6 emigrantë nga Egjipti.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

