75 Mall Live Search
11:56 / E Shtunë, 07 Mars 2020 / indeksADMonline

Po transportonte mallra ushqimore nga Serbia në Kosovë, arrestohet një serb

Është ndaluar një fugon në Zubin Potok që po bartet mallra ushqimore nga Serbia në Kosovës në mënyrë ilegale.

I dyshuara mashkull shtetas serb është arrestuar nga policia, ndërsa fugoni është dërguar në terminalin doganor, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

“Patrulla policore ka ndaluar një automjet fugon ngasës mashkull serb, gjatë kontrollit është vërejtur se në fugon kishte mallra ushqimore të cilat po i transportonte nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale. Fugoni është dërguar në terminalin doganor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”./Indeksonline/