75 Mall Live Search
09:39 / E Hënë, 21 Tetor 2024 / k.v

Po tregon formë të lartë, italiani afër vazhdimit të kontratës me Milanin

Mbrojtësi italian, Matteo Gabbia, është gjithnjë e më afër vazhdimit të kontratës me Milanin.

Siç transmeton gazetari sportiv Fabrizio Romano, mbrojtësi 25-vjeçar pritet të fitojë 2 milionë euro në vit te “Rossonerët”, shkruan IndeksOnline.

25-vjeçari, këtë sezon ka bërë 6 paraqitje ku shënoi një gol, në derbin ndaj Interit.

Gabbia, po ashtu është produkt i akademisë së Milanit ku është pjesë që nga viti 2015, ku gjatë karrierës është huazuar te Lucchese dhe sezonin e kaluar te Villarreali./IndeksOnline/