75 Mall Live Search
15:19 / E Enjte, 25 Janar 2024 / Gj. Sh

Po udhëtonin drejt Madridit, tre tifozë të Sevillas vdesin pas një aksidenti rrugor

Skuadra e Sevillas sonte luan ndeshjen çerekfinale të Copa del Rey ndaj Atletico Madrid në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Tre tifozë që ishin duke udhëtuar drejt Madridit kanë pësuar një aksident rrugor dhe kanë vdekur, shkruan Indeksonline

Ekipi spanjoll do të mbajë një shirit të zi gjatë ndeshjes.

Aksidenti i tmerrshëm ndodhi në autostradën A-4 në qytetin e Santa Cruz de Mudela, ku la të vdekur tre persona dhe 18 të lënduar.

Kujtojmë që ndeshja mes Atletico Madrid dhe Sevillas zhvillohet sonte nga ora 21:00./Indeksonline/